Saturday, December 5, 2020
Thursday, April 23, 2020
Futbolli gjerman mund të rifillojë në 9 maj
Prej javësh në stërvitje, tashmë skuadrat e Bundesligës janë gati të kthehen në fushën e lojës. Data 9 maj është përcaktuar nga Liga Gjermane e Futbollit, që ka hartuar një plan të detajuar, duke bindur autoritetet në vend, që kampionati do të mbyllet në siguri të plotë për futbollistët, stafet teknike dhe personave të tjerë që do të merren me mbarëvajtjen apo transfmetimin e sfidave.
Në dokumentin me 31 faqe të dorëzuar nga DFL të gjitha masat janë përmbldhur në 15 pika të rëndësishme. Mbi të gjitha do të reduktohet në maksimum numri i personabe që do të jenë në fushë dhe stadium. Kështu, nuk do të ketë fëmijë që kapin topat apo maskotë të skuadrave. Ndalohet shtrëngimi i duarve dhe fotot e skuadrave. Po ashtu, do të reduktohet numri i gazetarëve, fotoreporterëve dhe operatorëve televizivë, që përpara hyrjes në stadium duhet të plotësojnë një formular mbi gjëndjen e tyre shëndetësore.Sa i përket transfertave, në dokumentin e Ligës Gjermane bëhet e ditur se secili klub duhet të inspektojë më parë hotelin ku do të qëndrojë skuadra. Ky plan mund të shërbejë edhe si një model për Ligat e tjera që gjithashtu kërkojnë të kthehen në fushë për të përfunduar sezonin e ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Në dokumentin me 31 faqe të dorëzuar nga DFL të gjitha masat janë përmbldhur në 15 pika të rëndësishme. Mbi të gjitha do të reduktohet në maksimum numri i personabe që do të jenë në fushë dhe stadium. Kështu, nuk do të ketë fëmijë që kapin topat apo maskotë të skuadrave. Ndalohet shtrëngimi i duarve dhe fotot e skuadrave. Po ashtu, do të reduktohet numri i gazetarëve, fotoreporterëve dhe operatorëve televizivë, që përpara hyrjes në stadium duhet të plotësojnë një formular mbi gjëndjen e tyre shëndetësore.Sa i përket transfertave, në dokumentin e Ligës Gjermane bëhet e ditur se secili klub duhet të inspektojë më parë hotelin ku do të qëndrojë skuadra. Ky plan mund të shërbejë edhe si një model për Ligat e tjera që gjithashtu kërkojnë të kthehen në fushë për të përfunduar sezonin e ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid-19.Tuesday, March 31, 2020
Mesazhi i Guardiolës: Na mungon jeta e mëparshme
Ne këtë situatë kritike që ka përfshirë botën, mesazhet e personazheve me influencë, siç është dhe trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, janë të rëndësishëm e mbi të gjitha dhe përkrahës për mijëra persona që gjenden të izoluar.
Në një video të shpërndarë nga klubi i “citizens”, trajneri spanjoll përcolli mesazhin e tij në këto ditë të vështira, duke shprehur njëkohësisht dhe përkrahjen ndaj shkencëtarëve dhe mjekëve që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të frontit me Covid-19. Na mungon futbolli, na mungon jeta që kishim vetëm pak ditë më parë. Tani është koha për të dëgjuar dhe mbështetur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët. Ju jeni familja ime dhe do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të kthehemi më të fortë dhe me disa kile më tepër. Qëndroni në shtëpi!”, tha Guardiola në mesazhin e tij.
Sunday, March 29, 2020
Ronaldo thyen karantinimin, merr fëmijët së bashku me bashkëshorten dhe dalin shëtitje
Kristiano Ronaldo qëndron i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të përhapjes së Koronavirusit,si shum te tjere.Megjithatë duket se edhe sulmuesi i Juventusit është mërzitur në shtëpi dhe ka thyer karantinimin.
Portugezi së bashku me partneren e tij, Xhorhina Rodrigez kanë marrë fëmijët e tyre dhe kanë dalë shëtitje në qytet.
Lojtari ka respektuar një nga rregullat që është distancimi, teksa është parë të qëndrojë larg partneres së tij dhe të tjerëve.
The best goals of Maradona













